Kanë ardhur sinjalet e para të mbështetjes nga krerët e BE-së për presidentin italian i cili refuzoi të dekretojë në qeveri një figurë që konsiderohej si “rrezik për euron”.

Në një deklaratë publike, Emanuel Macron ka thurrur elozhe për homologun e tij në Romë, për siç tha ai: “shpirtin e lartë të përgjegjësisë dhe të kurajos për të mbrojtur vlerat e përbashkëta”.

Ndërkaq në Itali kanë nisur përgatitjet e mëdha për zgjedhjet parlamentare.

5 Yjet kanë thirrur një miting të madh kundër Presidentit më 2 qershor, ndërsa PD-ja opozitare ka thirrur një tjetër miting për të mbrojtur kreun e shtetit.

Silvio Berlusconi nga ana tjetër ka dalë me një propozim dinak për të shpëtuar nga kaosi.

Kavalieri ka thirrur Salvinin e Lega Nord dhe iu ka propozuar që të bëjë një qeveri me qendrën e djathtë dhe me ndonjë deputet nga e majta duke përjashtuar 5 Yjet. Sipas Berlusconit kjo qeveri do të zgjaste 5 vjet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re