Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i bëri thirrje Ankarasë që të vazhdojë punën për të zgjidhur mosmarrëveshjet me anëtarët e Bashkimit Evropian – Greqinë dhe Qipron – mbi të drejtën për të shfrytëzuar gazin në ujërat e Mesdheut Lindor.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë në një vizitë zyrtare në Turqi dhe para takimit me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, udhëheqësit e BE përsëri bënë thirrje për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet BE-Ankara, njoftoi Reuters.

Vizita e Michel dhe Von der Leyen vjen pas takimit të nivelit të lartë të BE muajin e kaluar, në të cilin Bashkimi njoftoi se mund të fillojë punën për lidhjet më të thella tregtare dhe sigurimin e më shumë parave për refugjatët në Turqi.

Forcimi i bashkëpunimit

“Në Ankara, gati me Von der Leyen për të filluar një diskutim me Erdoganin mbi të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi,” shkroi Mishel në Twitter.

Reuters raporton se udhëheqësit e BE, për të diskutuar përsëri me Turqinë në qershor, miratuan një qasje graduale dhe të kushtëzuar për forcimin e bashkëpunimit në një numër fushash me interes të përbashkët në një samit të fundit dhe BE është e gatshme për të modernizuar bashkimin doganor dhe për të negociuar lehtësimin e vizave për qytetarët turq.

Turqia, e cila ka minimizuar anëtarësimin në BE në vitet e fundit, ka kritikuar përfundimet e samitit të BE, por tha se do t’i përgjigjej pozitivisht një gjest të mundshëm pozitiv nga Brukseli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re