Shefat e shtabeve te ushtrive te vendeve te NATO-s u mblodhën ne nje takim dyditor ne tirane. Ne fokus te tij ishte rritja e bashkëpunimit per te garantuar sigurinë ne kufijtë e Aleancës se Atlantikut te Veriut. Kryeministri Edi Rama përballë ushtarakeve te larte tha se Shqipëria pavarësisht mundësive te kufizuara, do te rrisë buxhetin per Forcat e Armatosura.
 
Rama u ndal dhe tek misionet e NATO-s duke thënë se vendi yne do te përgjigjet me kontribut konkret aty ku do te kërkohet. Kryeministri foli dhe per ekstremizmin dhe radikalizmin duke u shprehur se këto fenomene kane gjetur terren ne Ballkan. E per Ramen, zgjidhja e vetme është integrimi i vendeve te Ballkanit ne strukturat atlantike.
 
Sa i takon përpjekjeve ruse per te ndikuar ne rajonin e Ballkanit, Rama kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes te gjitha vendeve. Mbledhja u drejtua nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Kurtis Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re