Skip to content

Kreshnik Spahiu, ironi me opozitën: Ultimatumi i Sali Berishës, ‘e djathta të refuzojë, vaksinat e majta’!

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale qëndrimin që po mban opozita në Shqipëri ndaj nisjes së procesit të vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID-19.

Spahiu shkruan me ironi se Sali Berisha ka dhënë ultimatum që e djathta të refuzojë vaksinat e majta.

“Sali Berisha: ‘E djathta të refuzoj, vaksinat e majta’”, shkruan me ironi Spahiu.