Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, ka dalë sërish me një reagim në rrjetet sociale, pas humbjes së PD në zgjedhje.

Ai shprehet se partia po fundoset si Titaniku, pasi të gjithë po largohen nga paniku. Pas Dukës ai shprehet se do të largohen edhe të tjerë si Ndoka, Dule, Idrizi e Shehi.

“PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi…..

Pas tyre 3 deputetë e LSI me përjashtim Monikës. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado.

Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drej oqeanit.

Do mbetet në fund plaku “Kapiten” dhe “violinisti” muzikën e të cilit askush nuk e dëgjon. Kujdes! Ju që po hidheni… Notoni sa më larg, sepse vorbulla e mbyties anijes mund t’ju zhys thellë.

Në të kundërt pas një shekulli do të dilni në sipërfaqe”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re