Ish kreu i Aleances Kuqezi dhe Juristi i njohur Kreshnik Spahiu tha se e vetmja mënyrë që PD të mos-njohë zgjedhjet zyrtarisht është të shkojë në KQZ dhe të dorëzojë mandatin e deputetit, të mos e pranojë, dhe po ashtu të bëjë çdo deputet.

Spahiu kujtoi se PD në 25 prill kur u mbyll votimi tha se fitoi, më pas kur pa se nuk fitoi deklaruan se “janë manipuluar zgjedhjet”, në vend që të bënin denoncim që atë ditë dhe të mos lejonin të hapeshin kutitë.

Lidhur me votat e pavlefshme Spahiu deklaroi nëse shihen dhe hetohen, nga ato fletë do të dalin më shumë vota të PS, pasi të moshuarit që kanë më shumë gjasa të ngatërrohen, shumica votojnë për PS.

Kreshnik Spahiu: Kur Lulzim Basha të shkojë në KQZ dhe të thotë se këtë mandat që ju ma jepni unë nuk e pranoj, sepse nuk i njoh zgjedhjet dhe kështu të bëjë çdo deputet i PD-së.

PD në konceptin e saj do të jetë dhe lojtare dhe pak arbitër. A ka pasur manipulime, blerje dhe vjedhje? Po ka pasur, para procesit dhe gjatë numërimit të votës. Para votimit, sa i takon kësaj pjese PD zyrtarisht dhe publikisht i ka njohur sepse në 25 prill në mbrëmje deklaroi fitoren.

Nuk pati në mbrëmje një procedurë që të thoshte jo nuk i njohim zgjedhjet. Po të kishin fituar do e kishin njohur rezultatin.

Shkeljet evidentohen nëpërmjet komisionerëve. Komisionerët e PD i numëruan votat dhe numri i votave nga ata doli. Tani flasim për gjë tjetër, Berisha është demokrati më i votuar, pasi nuk ka bërë fare fushatë për vete.

Basha mori shumë, por nuk kishte pse bënte fushatë për vete se ishte i pari në listë. Janë ngatërruar njerëzit me numrat.

PD u tregua inteligjente, tha do pubikoni vetëm 9, dhe demokratët nuk janë ngatërruar, ata që janë ngatërruar janë socialistët, sepse kandiatët e tyre bënë më shumë fushatë personale.

Të moshuarit janë më shumë elektorat i majtë, dhe mund të kenë ngatërruar votimet, ndaj nëse hapen votat janë më shumë të PS-së.