Skip to content

Kretë/ 31-vjeçari shqiptar arrestohet çdo muaj për dhunë ndaj nënës, ajo vazhdon ta mbështesë në gjykatë

A3B9DA39 8B9E 4A30 A3DE D8C26743987B

Çdo muaj ajo detyrohet të thërrasë policinë dhe të kërkojë ndihmë, pasi djali i saj e shan, e kërcënon dhe e rrah, duke ia kthyer jetën në “ferr”.

Dhe sa herë që çështja shkon në gjykatë ajo e mbron atë dhe cikli i dhunës vazhdon.
58-vjeçarja nga Shqipëria ka lajmëruar edhe një herë policinë ditën e djeshme. Djali i saj 31-vjeçar, me histori vjedhjeje dhe varësie nga droga, ishte sërish i dhunshëm. Nga mesdita e tutje ai e kërcënoi, e shau dhe madje shkoi aq larg sa i hodhi në kokë një kasetofon.

Një skenar i ngjashëm kishte ndodhur në shkurt, mars dhe nëntor. Të tria herët që ndërhyri policia, 31-vjeçari “dhunues” i nënës së tij u arrestua dhe u soll para gjykatës. Nëna e tij, siç raportuan në ERT organet kompetente të policisë, të cilët e kanë ndjekur dramën e saj muajt e fundit, e ka mbrojtur dhe ai është kthyer në shtëpinë e tyre dhe në zakonet e tij abuzive.
Dje edhe një herë policia e ka arrestuar. Dhe nëna e tij, sipas të njëjtave burime, ka refuzuar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila është urdhëruar nga Zyra kundër Dhunës në Familje e Drejtorisë së Parë të Policisë Heraklion, e cila po trajton rastin.
Vihet re se 31-vjeçari ka angazhuar organet e akuzës për një sërë vjedhjesh.