Një 20 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.

 

Sipas mediave greke, i riu shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se ka kryer disa vjedhje në rajonin e Nea Ionia në Athinë.

 

I riu shqiptar hynte në banesa dhe vidhte para, pajisje elektronike si dhe sende të tjera me vlerë.

 

Mediat greke bëjnë me dije se janë dokumentuar nga policia 11 raste të vjedhjeve me autor të riun shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re