Gazetarja investigative, Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kishte emrin dhe foton e snajperistit më të rrezikshëm në Shqipëri. Lala tha se ai kishte qenë personi që kishte kryer atentatin ndaj Ardian Çapjas dhe Kastriot Reçit.

Sipas saj snajperisti ndodhet në Kosovë aktualisht dhe arsyeja për mos-publikimin e fotove dhe emrit të tij është sepse policia nuk kishte ngritur asnjë akuzë ndaj tij.

Gazetarja Klodiana Lala: Aktualisht unë kam foton e snajperistit më të rrezikshëm shqiptar që dyshohet për atentatin ndaj Ardian Çapjajt dhe të Kastriot Reçit. Ai është në Kosovë tani, e kemi identifikuar vetëm prej tatuazhit që ka. Nuk e publikojmë foton sepse nuk ka akuzë zyrtare ndaj tij prandaj nuk e themi as emrin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re