Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën dy javë.

Gjinushi deklaroi gjatë konferencës në Kuvend “Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, që tashmë ka nisur në vendet e tjera, i duhet të paktën një periudhë dy javore me kufizime.

Nga ana tjetër ai thotë se Shqipëria aktualisht ka masa më të buta se në Europë.

“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë.

Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë dy javore,”- tha Gjinushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re