Air Albania do mundësojë çmime më të lira të biletave në transportin ajror – ka konfirmuar gruaja në krye të Albcontrol-it, Belinda Balluku. E ftuar në Top Shoë për të folur mbi të gjitha detajet e kompanisë së re shqiptare të fluturimeve, ajo ka cekur pikërisht aspektin më të ndjeshëm të gjithë kësaj risie.

“Në tregun shqiptar ka shumë abuzime me çmimet e biletave. Çmimet tani do të jenë absolutisht shumë të lira”, u shpreh Balluku, cituar nga TCH.

Siç dihet, shqiptarët kanë fluturimet më të shtrenjta në rajon dhe kjo për shumë arsye.

Ndërkohë, ajo ka sqaruar dhe pozicionin e palës shqiptare përballë asaj turke, në themelimin e kompanisë.

E pyetur pse janë përzgjedhur turqit – shkruan TCH, Balluku u përgjigj se “ne nuk kemi përzgjedhur askënd. Turqit janë ofruar bashkë me “MDN Investment” për të krijuar “Air Albania”. Ka qenë e vetmja ofertë e ardhur nga jashtë. Nuk kemi pasur të tjera”.

Air Albania sapo ka nisur fluturimet testuese dhe për pak ditë nis ato të rregulltat me pasagjerë, duke mbuluar fillimisht linjat më të mbingarkuara me pasagjerë shqiptarë.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re