Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë një vëmendje të shtuar në mirë-menaxhimin e plazheve.
‘Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlong ngjitur’ siç tha kryeministri Rama nuk duhet të vazhdojnë më me të njëjtën mënyrë.
Shumë shpejt tha ai do të bëhet publik edhe plani i ri me bregdetit dhe do kuptohet edhe se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin plotësisht. Nuk mungoi edhe një koment ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të cilin kryeministri Rama tha se duhet të ndalojë ndërtimin e pallateve në vend të pishave.
Edhe e gjithë përpjekja “qëndisja e fustanit të Shqipërisë” do vazhdojë duke përmirësuar pikëpamjen infrastrukturore… Zgjerimi i plazhit të Durrësit do të jetë shumë mbresëlënës dhe do të kemi një riarredim të plazhit, do rikthehen pishat si pjesë e një historia që nuk duhet të mbetet e keqardhur. Shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet ‘Kavaja demokratike’ që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve në vend të pishave. Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës, këtu. Rrofsh faleminderit shumë, hudhrën e paskemi me vete. Kjo strategji do ketë sukses”. tha më tej Rama.
