Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Emri i Kreshnik Hajdarit, që aktualisht drejton nën singlën e PS bashkinë e Kuçovës, ndodhet mes emrave të 18 personave, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Përmes këtij vendimi, që kryebashkiaku nuk e ka deklaruar, Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë.

Vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhë dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.

Kreu i bashkisë Kuçovë, Hajdari fshehu dënimin në

“Ora News” ka mundur të sigurojë vendimin e gjykatës së Janinës, ku ndër të tjera urdhërohet dhe dëbimi i menjëhershëm i Kreshnik Hajdarit, që në atë periudhë kishte shkuar si emigrant në Greqi.

Ndërkohë nga ana tjetër 120 banorë të fshatit Lumas në Berat i janë drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Beratit dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, për nisjen e hetimeve ndaj Kreshnik Hajdarit për akuzën e “Falsifikimit të formularit” të dekriminalizimit.

Sipas këtij vendimi gjykate, Hajdari rezulton i arrestuar në Greqi për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të Kufirit”, duke hyrë në territorin grek pa respektuar kushtet ligjore.

Në vendim thuhet se veprimet kriminale të Kreshnik Hajdarit dhe personave të tjerë që janë gjykuar së bashku me të në këtë vendim, janë kryer në fshatin Dhespotiko të prefekturës së Janinës në datën 23 qershor 1999.

Kreu i bashkisë Kuçovë, Hajdari fshehu dënimin në

Në një vëzhgim të formularit të vetëdeklarimit që Hajdari ka plotësuar, pyetjes standarde nëse ai kishte qënë nën hetim apo gjykim nga ndonjë autorit i huaj, Hajdari i është përgjigjur në kuadratin “JO”.

Me “JO” Hajdari i është përgjigjur edhe pyetjes nr.2 në formular, ku i kërkohet të deklarojë nëse është i dënuar ose jo nga ndonjë autoritet i drejtësisë shqiptare dhe të huaj.

Fshehja e dënimit nga ana e kryebashkiakut, pritet të sjellë nisjen e hetimeve nga zyra e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa rasti, është një precedent i përsëritur i kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, që kanë rezultuar të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësitë e shteteve të ndryshme./ oranews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re