Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky, ka bërë të ditur se lloji i ri ‘Omicron’ i koronavirusit (COVID-19) është përhapur në 50 vende dhe 19 shtete të SHBA-së.

“Derisa ne akoma jemi duke punuar për të kuptuar ashpërsinë e Omicron-it dhe se si ai reagon ndaj terapive dhe vaksinave, ne parashikojmë që të gjitha masat e njëjta të paktën, pjesërisht, të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër Omicron-it,” tha Walensky gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, tha se ekspertët e shëndetit nga mesi i javës së ardhshme do të kenë disa të dhëna për virusin Omicro.

“Ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë nëse antitrupat e induktuar nga të gjitha vaksinat humbasin ose jo aftësinë e tyre të efektivitetit me Omicron-in” tha Fauci.

Përveç kësaj, shtoi ai, “po bëhen studime te kafshët për të vlerësuar mbrojtjen imunitare dhe efikasitetin e antiviralëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re