Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Ali Erbaş u bëri thirrje danezëve që të lexojnë lirbin e shenjtë musliman Kuranin.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Erbaş ka deklaruar:

“Danezë, falë Kuranit shumë njerëz janë larguar nga e keqja dhe janë bërë të mirë. Edhe flamuri turk ka marrë ngjyrën e tij nga gjaku i atyre që kanë rënë dëshmorë për të. Ejani, jepni përgjigjen më të madhe të këqijave brenda jush duke e lexuar Kuranin dhe duke e njohur flamurin turk”.

Kujtojmë se të premten në Danimarkë, para Ambasadës turke në Kopenhagë, objektiv i sulmit ishte flamuri turk dhe një kopje e Kuranit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re