Subscribe

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur  paraditen  e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë aë Posaçme.

Ai ka qëndruar rreth 45 minuta para prokuroreve.

Sapo ka dalë nga ambientet e SPAK, ai ka deklaruar se ishte paraqitur në cilësinë e kreut te emergjencave civile, por sipas tij është pyetur për një cështje që nuk ka lidhje perosnalisht me të dhe as me intitucionin që ai drejton.

Çako megjithatë refuzoi të tregonte se për cfarë kishte dëshmuar në SPAK, por burimet bënë të ditur se ai është pyetur rreth një hetimi për rindërtimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re