Skip to content

Kreu i ILD, Artur Metani vizitë pune në Uashington, takime në Departamentin e Shtetit

photo output

Kreu i ILD, Artur Metani po zhvillon vizitë pune në Uashington D.C. në institucione të ndryshme.

Metani është pritur në Departamentin e Shtetit dhe ka folur për këtë takim përmes një postimi në rrjetin social X.

“Takim i frytshëm me Drejtoren Amy Carnie të Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit.

Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.

Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional.”

Screenshot
3dfcc83e 62ea 42a4 Be7b E6fcc5677b4a