Skip to content

Kreu i ILD: Mbi 900 ankesa deri tani për gjyqtarët dhe prokurorët, po marrim një plan masash lidhur me problematikat

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka dalë në një konferencë për mediat dhe deklaroi se deri tani janë regjistruar mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët.

“ILD një institucioni i ri dhe i pavarur. Kemi ngritur një strukturë provizore. Lançojmë hapjen e faqes zyrtare që aty do të shpallen vendet vakante që ILD po hap sot.

 Janë rreth 26 ende vakante, me kriteret përkatëse. I bëj thirrje juristëve magjistratë apo jo, të aplikojnë dhe i garantoj që çdo aplikim do gjykohet maksimalisht.

ILD ka gjithë vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet që cënon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit.

I ndërgjegjshëm që na pret një volum dhe problematik pune. Rreth 900 ankesa i janë dorëzuar, nga data 1 shkurt 2020 që konsiderohet si konstituar kanë filluar ankesat e para. Kërkohet një analizë e plotë .

ILD brenda kapaciteteve po merren një plan masash lidhur me problematikat e KLP, KLGJ”, tha Metani.