Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës dhe kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, ka uruar zgjedhjen e kardinalit amerikan, Robert Francis Prevost në krye të Vatikanit.
Robert Francis Prevost, pasi u zgjodh Papa i 267-të i Kishës Katolike Romane, zgjodhi të mbajë emrin papnor si Leone XIV.
“Habemus Papam, Leone XIV!
Faleminderit Zotit dhe Nënës së TënZot, për dhuratën e Papës që i ka dhuruar Kishës dhe njerëzimit, në festën e Mbretëreshës së Rruzares! Lutemi për Papën tonë Leone! Të falemi Maria🙏 Imzot Arjan Dodaj F.d.C.”, shkruan imzot Arjan Dodaj.