Skip to content

Kreu i KLP Ibrahimi, takim me kryetarin e KLSH, Shehu: Kallzimet penale cilësore të hetohen me përgjegjshmëri nga prokurorët

Gjatë paradites së sotme, Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.

Pasi i uroj suksese në detyrën e re, Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e KLSH dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre.

Ibrahimi e siguroi Shehun për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi.()