Zv. Ndihmës sekretari i Shtetit në SHBA, Jorgan K. Andrews i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses- Ones dhe dy ekspertë të misionit të OPDAT, Julie Craven dhe Michelle Lakomy kanë zhvilluar një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi në prokurorinë e Përgjithshme.

Gent Ibrahimi i ka njohur zyrtarët amerikanë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

“Në 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK.

Këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.

Mbështetja e ambasadës amerikane dhe misionit të asistencës së OPDAT gjatë këtyre proceseve, garant për profesionalizmin dhe integritetin e tyre” tha ai.

Jorgan K. Andrews është caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikqyr programet e kësaj byroje në Europë, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

“Jemi te ndergjegjshem per presionin me te cilin perballet KLP dhe jemi te vendosur t’ju ofrojme mbeshtetjen tone per mbrojtjen e prokuroreve te SPAK.

Keni ngritur nje baze ligjore te forte per institucionet e reja te drejtesise, e afte te mbaje larg korrupsioni dhe presioni i politikes mbi keto strukturat.

Duhet ndryshuar mentaliteti per te luftuar korrupsionin dhe krimin te organizuar ne vend sepse tani do te keni instrumentat e duhura”, deklaroi Andrews.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re