Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka kërkuar vetting të vazhdueshëm, për të gjitha ata që duan të bëjnë karrierë në drejtësi.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Ibrahimi tha se KLP do të përpiqet të mbushë boshllëqet që le ky proces.

 

Vettingun që bëjmë ne me shkollën e Magjistraturës për studentët e quajmë Vetting të vogël. Jemi gjithmonë e më shumë të ngjashëm me Vettingun e madh. Janë 32 adresa ku kërkojmë informacion. Është një kërkim masiv sa i takon sasisë së informacionin që grumbullojmë. Analizimi është punë e thelluar. Ka ndodhur në 3 raste që KLP ka ndaluar futjen në shkollën e Magjistraturës kandidatëve që e kanë kaluar testin profesional.

 

Verifikimet e hollësishme sipas Ibrahimit do të ndihmojnë për një sistem të shëndetshëm në prokurori dhe gjykata

 

Ky proces vjen duke u bërë edhe më ekzigjen, derisa i japim shoqërisë shqiptare pavarësisht kalimit të vettingut kalimtar, institucionet do japin një vetting permanent edhe për ata që bëjnë karrierë në drejtësi.

 

Ibrahimi theksoi se gjendja që po krijohet me vendet vakante si pasojë e Vettingut duhet të prodhojë një të ardhme në sistemin e drejtësisë me figura të reja dhe të pastra.