Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për mediat ku edhe ka folur për çështjet e rëndësishme politike.

Meta u shpreh se konsensusi është shumë i rëndësishëm për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu ai shtoi se opozita nuk ka vendosur kushtin e një qeverie tranzitore.

Sipas tij Opozita duhet të ketë kërkesa të qarta dhe duhet të mbajë qëndrimin e saj.

Presidenti shtoi se për kreun e KLSH-së nuk do të lejonte presionet politike.

“Kreu i KLSH do zgjidhet në mënyrë kushtetuese, s’do lejoj presion publik”, deklaroi Meta.

Ndërsa më tej theksoi se takimi me ambasadoren e SHBA –së Yuri Kim ishte pozitiv, ndërsa shtoi se nuk do të komentonte zhvillimin e takimit.

“Kuvendi duhet ti kushtojnë vëmendje pagesave të institucione, financimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave. Së dyti me kënaqësi shpalla ligjin për sigurimet shoqërore. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për Eurobond të ri.

Shuma që parashikohet të emetohet më detyruan të mos jepja menjëherë pëlqimin. Reflektimi i Kuvendit për shqetësimit e rritur, bën që ky akt do të hyjë menjëherë në fuqi.

Në datën 26 maj jam njohur edhe me letrën e Ruçit, për kreun e KLSH-së. Nuk do të lejoj të bëhet një shantazh apo presion politik”,  u shpreh Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re