Parlamenti është në pritje të shqyrtimit të kandidaturës së paraqitur nga presidenti për kryetarin e Kontrollit të Lartë Shtetit.

Kreu i shtetit është pyetur nëse do të kishte ndonjë qëndrim nëse Parlamenti do të rrëzonte kandidaturën e katërt të Arben Shehut për kryetarit të KLSH-së. Në lidhje me këtë proces, kreu i shtetit deklaroi se nuk mund të paragjykonte vendimin e mazhorancës, pro shtoi se respektuar Kushtetutën me paraqitjen e kandidaturës.

“Nuk dëshiroj të paragjykoj çfarë do të bëjë Kuvendi është e drejtë e Kuvendit të përmbushë përgjegjësitë e tij. Unë do të respektoj kushtetutën dhe çdo ligj që del nga kushtetua jo ligje që shpiken për kushtetutën. Ajo që dua të theksoj është që në vlerësimin tim për kryetarin e KLSH unë jam udhëhequr nga ajo fuqi dhe detyrim që kushtetua i jep presidentit në kuadër të parimit që ajo është ndërtuar për të dhënë besimin në këtë detyrë të një përfaqësuesi që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë. Kjo garantohet nga mazhoranca në pushtet”, deklaroi presidenti.

Meta dha dhe një paralajmërim ndaj mazhoracnës se edhe në se rrëzohet kandidatura e katërt, ai nuk do të pranojë asnënjeherë kapjen e KLSH-së nga mazhoranca, duke zbuluar edhe hapin e radhës.

“ Unë do t’i qëndroj në mënyrë të hekurt këtij detyrimi që i jep kushtetua Presidentit. Në këtë aspekt unë vlerësoj dhe shumë kandidatë të cilët mund të jenë anëtarë të mazhorancës aktuale apo administratës aktuale që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Duhet ta dinë të gjithë deputetë që të gjithëve ua kam bërë të qartë se kush është parimi nga i cili unë udhëhiqem për kryetarin e KLSH. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që ata mund të jenë socialistë. Kryetari i KLSH duhet të garantojë garancinë e këtij institucioni, kjo garantohet nga mazhoranca aktuale. Dhe nëse kjo ccështje nuk zgjidhet tani dhe pas zgjedhjeve do të kemi një mazhorancë të re, atëherë, unë do të zgjidhja një tjetër kandidat jo nga radhët e mazhorancës. Shqetësimi im është që koha po vrapon dhe kemi 15 kushte për të plotësuar. Ky është shqetësimi i çdo qytetari kështu që duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet”, tha Presidenti Meta.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re