Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica, ka treguar arsyet se pse kreu i KMSH-së nuk ishte i pranishëm në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica
Në një lidhje live për emisionin “Open” në News24, Bica ka treguar se KMSH kishte marrë ftesë për të qenë prezente, por kryesia vendosi të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, i cili do të jetë dhe kryetari i bordit të këtij fonacioni që do të menaxhojë.
Ndër të tjera, ai ka treguar se vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe ngërçet që ka pasur mes palëve, duke renditur vonesat për hapjen e xhamisë.
“Ky gjykim i përket kryesisë, duke marrë shkak edhe ngërçet që ka pasur, vonesat për hapjen e xhamisë, kemi arritur në këtë përfundim, duke treguar se KMSH ka bërë maksimumin që kjo xhami t’i jepej besimtarëve. Ngërçe nga ana e komunitetit nuk ka pasur, por kanë qenë nga pala turke që ka investuar në xhami, ata kanë pasur disa kërkesa dhe ne disa kërkesa”, tha ai.
Nënkryetari i KMSH-së: Gjej rastin të uroj gjithë besimtarët për të dhuratë nga populli turk. Ky organizim për sa kohë që do ishin aktorë kryesor, presidenti turk dhe kryeministri, është bërë një protokoll nga të dy shtetet. Kontaktet tona kanë qenë më protokollin e shteti shqiptar.
Na ka ardhur një ftesë, dhe është marrë në konsideratë dhe është diskutuar në kryesinë e KMSH. Si përfundim kemi arrit në konkluzionin që KMSH të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, i cili do të jetë dhe kryetari i bordit të këtij fonacioni që do të menaxhojë.
Është vendim i yni, ftesa erdhi nga pala shqiptare. Është një praktikë që është bërë edhe në raste të tjera, ku komuniteti përfaqësohet nga anëtarë. Në rast konkret është lënë të përfaqësohet në rang myftiu dhe që është Kryemyftiu i Tiranës. Ky gjykim i përket kryesisë, duke marrë shkak edhe ngërçet që ka pasur, vonesat për hapjen e xhamisë, kemi arritur në këtë përfundim, duke treguar se KMSH ka bërë maksimumin që kjo xhami t’i jepej besimtarëve.
Ngërçe nga ana e komunitetit nuk ka pasur, por kanë qenë nga pala turke që ka investuar në xhami, ata kanë pasur disa kërkesa dhe ne disa kërkesa. Gjatë bisedimeve dy palëshe kohëve të fundit, është arritur në përfundimin që e vetmja zgjidhje është që kjo xhami të menaxhohet nga një fondacion i formuar nga të dyja palët dhe duke pasur myftiun e Tiranës si kryetar të këtij bordi.