Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Vatikan me Papa Franceskun ku në qendër të bisedimeve ishte, bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri.

Në qendër të bisedës ishin edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.

Minarja e Xhamisë së Et’hem beut dhe këmbana e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër u bashkuan sot në dhuratën, që iu dorëzua Papës Françesku nga kreu i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, për vizitë në Vatikan. Simbol i asaj bashkëjetese paqësore ndërmjet feve, për të cilën u fol gjerësisht gjatë audiencës së Atit të Shenjtë Bergoglio me Bujar Spahiun, sot paradite në Vatikan.

Në qendër të bisedës, edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë. U përmend Dokumenti i Abu Dabit mbi vëllazërimin njerëzor, që Myftiu, siç i tha Atit të Shenjtë, e promovon dhe e përhap kudo në Shqipëri.

Më pas, kreu i myslimanëve të Shqipërisë u takua me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re