Kreu i Komunës së Bujanovcit: Mbledhja e 2 mijë librave nga studentët, “leksion” për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare Një aktivitet i organizuar nga një grup studentet ne kuadër të fushatës “Një libër më shumë për Preshevën”, solli ne Tiranë edhe drejtuesit më të lartë të institucioneve shqiptare në Serbi, konkretisht kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Shukri Ymeri dhe kreu i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.
 
Ata shprehën falenderime të sinqerta për këtë nismë duke e vlerësuar këtë si një mësim të mirë edhe për Tiranën e Prishtinën zyrtare, të cilat nuk kanë qenë prezente sa duhet në problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku një ndër ato ishte edhe mungesave e teksteve shqip për nxënësit e shkollave shqipe në këto zona. Por kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi dukë perfituar nga fjala e rastit në aktivitet shkoi më tej duke këmbëngulur që problemet e shqiptarëve në Serbi të trajtohen ashtu sikurse të drejtat e serbeve në Kosovë.
 
“Kosova të insistojë që çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e axhendës së dialogut të ri në Bruksel, formatit të ri që po zhvillohet. Nuk mund të ketë zgjidhje afatgjatë dhe stabile për Ballkanin Perëndimor derisa tentativa, qoftë edhe e bashkësisë ndërkombëtare është ajo që të krijohen pakica të privilegjuara, siç është rasti me serbët e Veriut të Kosovës, ndërkohë që shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u mohohen edhe të drejtat elementare”.
 
 

 
 
Fushata “ Një libër më shumë për Preshevën” rezultoi e suksesshme, pasi u mblodhën rreth 2 mijë libra në shqip, falë kontributit të qytetarëve, shkollave dhe shtëpive botuese në Shqipëri, të cilat do t’iu dhurohen bibliotekave në Preshevë dhe Bujanovc.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re