Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, i shoqëruar nga kreu i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj, takoi sot Papa Fraçeskun. Ky ishte takimi i parë i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me Atin e Shenjtë.

 

Kreu i KMSH-së, i dhuroi Papa Françeskut një punim me minaren e xhamisë së Et’hem Beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, që simbolizon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua marrëdhënia e shtetit dhe feve, si dhe kontributi i tyre në ruajtjen dhe forcimin e vlerave njerëzore, kryesisht në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.

 

Më pas, kreu i myslimanëve të Shqipërisë u takua me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re