Moon Jae-in, presidenti i Koresë së Jugut është nisur për një mision në Uashington përpara samitit të rëndësishëm ndërmjet Trump dhe Kim Jong un-it të Koresë së Veriut.

Takimi historik pritet të mbahet në Singapor më 12 korrik.

Moon ka dërguar në SHBA një paketë të plotë kërkesash për të arritur demilitarizimin e dy vendeve që janë ndarë pas Luftës së Dytë Botërore.

Pheniani javën e shkuar pezulloi negociatat pas manovrave ushtarake ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Kim, për të dhënë një sinjal dialogu mbylli sitin bërthamor të Punggye-ri.

Më 25 maj pritet që ky sit të vizitohet nga ekspertë dhe gazetarë nga SHBA, Rusia, Korea e Jugut, Britania e Madhe dhe Kina. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko