Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar ish-kryedemokratin, Lulzim Basha që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet private që po përdor.

Gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtuar ankimimi i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi deklaroi se për zbatimin e vendimit o të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit.

Gjithashtu deklaroi se do të caktohet edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko