Kreu i Asamblesë turke Mustafa Sentop ka bërë deklarata të forta sa i takon organizatës FETO, teksa mbajti një deklaratë të përbashkët me homogun e tij shqiptar Gramoz Ruçi.
Sentop u shpreh se FETO është një organizatë kriminale, që bombaroi Kuvendin turk, ndërsa shtoi se e maskon aktivitetin e saj përmes shkollave dhe institucioneve arsimore.
“Organizata FETO e cila është prezente edhe në Shqipëri, nuk kurseu as bombardimin e Kuvendit tonë. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar, FETO e maskon aktivitetin me institucione arsimore, shëndetësi.
Nuk do lejojmë që kjo organizatë të helmoje marrëdhëniet mes dy vendeve të cilat janë të shtrira në shumë drejtime. Marrëdhëniet ekonomike tregtare mes dy vendeve tona kapin një shifër prej gjysëm miliardë dollarë. Ne kërkojmë që ato të kapin në vitet e ardshme sifrën e 1 miliardë dollarëve, synojmë që të shtrijmë sferën e investimeve dhe në fushën e turizmit”, u shpreh Sentop.
Ndërkohë që Ruçi gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë, pa lënë pa përmendur edhe spitalin rajonal të Fierit që po ndërtohet së fundi.
“I shpreh falenderim për ndihmën e madhe që ky vend (Turqia) i dha Shqipërisë në kohë të vështira dhe këtë kohë pandemie. Ndihmat e veçanta në infrastrukturën e shëndetësisë, apo ndërtimi i spitalit të Fierit brenda tre muajve janë treguesit konkret që shteti turk na ka dhënë.
Të dy popujt kanë një fjalë të urtë popullore: Miku i mirë njihet ditë të vështira. Ky bashkëpunim i jonë provon më së miri këtë kujtesë popullore. Presidentit Sentop i bëra të ditur se Shqipëria vlerëson partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira me Tiranën dhe anasjelltas të Tiranës me Turqisë. Në shërbim të fqinjësisë, sovranitetit, të paqes, përparimit në rajon dhe më gjerë.
Pasi unë mendoj se askush nuk dëmtohet nga miqësia dhe dashuria midis popujve, përkundrazi, të gjithë fitojnë. Bashkërisht vlerësuam vizitën e kryeministrit Rama me presidentin Erdogan në janar të këtij viti. Sigurisht përshëndetëm nënshkrimin e deklaratës së përbashkët politike. Deklaratë kjo që i ngre marrëdhëniet tona dypalëshe në një partneriteti strategjik.
Siç dihet Turqia dhe Shqipëria janë partner të vlerësuar në NATO dhe po punojnë intesivisht për të arritur objektivin e përbashkët kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian është busulla jonë dhe objektivi ynë. Shumë kompani turke kanë investuar afërsisht 3.6 miliardë dollarë në Shqipëri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë mbështetjen e këtyre kompanive për investime të mëtejshme në Shqipëri”, tha Ruçi.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb



