Kryetari i ri i Listës Serbe, Zlatan Elek ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e tij dhe kryesisë së kësaj partie me Milan Radoiçiqin në Rashkë. Ai ka deklaruar se eshte hera e pare qe degjon dicka te tille.

 

“Mohim i plotë për këtë çështje. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Milan Radoiçiç me Listën Serbe”, tha Elek, duke theksuar  se më 24 tetor u emëruan edhe nënkryetarë të rinj.

 

Ai  i ka quajtur  akuzat e Kurtit për takimin në Rashkë qesharake.

 

Nje dite me pare Kurti ka shktuar  ne rrjete sociale se po organizohet nje tjeter sulm ne veri te Kosoves.

 

Sipas  shefit te ekzekutivit te Kosoves  Radoiçiç, ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re