Nga Komuna e Mitrovicës është pretenduar se kryetarit Agim Bahtiri i ka ardhur një e-mail kërcënues në gjuhën angleze, ku atij i përmendet cmimi i vdekjes, me shkak instistimin për hapjen e Urës së Ibrit

“Kryetari Bahtiri njofton qytetarët e Komunës dhe opinionin e gjerë, se kërcënimet e këtilla dhe asgjë tjetër, nuk mund të ndalin në asnjë mënyrë angazhimin dhe përkushtimin e tij për paqe, tolerancë dhe për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë, që nënkupton edhe hapjen sa më të shpejt të urës kryesore mbi lumin Ibër për lëvizje e qarkullim të lirë të njerëzve dhe automjeteve në të dyja drejtimet të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës, pjesa jugore.

Bahtiri ka ngritur zërin së fundi për rihapjen e urës, një premtim edhe ndërkombëtar. Ura i është nënshtruar një procesi rivitalizimi, por shenjat që aty do rinisë qarkullimi në dy anët, ende nuk duken.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re