Përkeqësohet edhe më shumë gjëndja shendetësore e naftëtareve grevistë të urisë.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj përfundoi dy herë në spital gjatë natës.

Ai ka pasur probleme me tensionin e për këtë arsye u dërgua nga persona të tjerë në spital. Dautaj nuk pranoi të merrte mjekim nga personeli shendetesor që ndjek greven e urisë.

Mësohet se kreu I sindikates është mbajtur në spital gjatë natës pasi ka shfaqur problem kardiake. Megjithatë Dautaj ka deklaruar se do ti ribashkohet grevës së urisë.

Por teksa grevistet tashmë prej 12 ditësh janë ngujuar në mjediset e qëndrës shëndetesore të uzinës në Ballsh, vec kreut të sindikates edhe 9 grevistet e tjerë kanë shfaqur gjatë natës problem shendetesore.

Ata kanë deklaruar se do ti shkojnë deri në fund grevës së tyre, pavarësisht pasojave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re