Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në një intervistë me Deutsche Ëelle se të gjithë anëtarët e Traktatit të Atlantikut të Veriut pajtohen se sistemi i ri raketor rus është një shkak shqetësues.

Duke komentuar njoftimin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga një marrëveshje me Rusinë për forcat bërthamore, nënshkruar vitet e fundit të Luftës së Ftohtë, Stoltenberg theksoi se Rusia do të duhet të tregojë pajtueshmërinë me marrëveshjen.

“Të gjithë anëtarët e NATO-s pajtohen se sistemi i ri raketor rus është një shkak shqetësues. Ky sistem po minon marrëveshjen për forcat bërthamore ta raketat me rreze të mesme veprimi (e vitit 1987). Raketat e reja ruse janë të lëvizshme, të vështira për t’u zbuluar dhe të projektuara për të mbartur kapsula bërthamore. Ato rrisin shkallën e gatishmërisë për të përdorur armë bërthamore në konflikt, dhe fushëveprimi i tyre është i tillë që ata të mund të arrijnë qytetet evropiane, duke përfshirë edhe Berlinin”, tha ai.

Ai vuri në dukje se vendet anëtare të NATO-s kanë qenë shumë të shqetësuar për këtë sistem raketash të ri rus për vite me rradhë.

“Ne vazhdojmë t’i apelojmë Rusisë për ta respektuar këtë marrëveshje, sepse asnjë marrëveshje e kontrollit të armëve nuk mund të jetë efektive nëse respektohet nga vetëm një palë”, tha Stoltenberg.

I pyetur nëse NATO në parim kishte nevojë për një strategji të re bërthamore, ai tha se Aleanca reduktoi ndjeshëm rëndësinë e armëve bërthamore duke përdorur strategjinë e mëparshme.

“Për dekada me radhë ne jemi kthyer në çarmatimin bërthamor. NATO luajti një rol kyç në përfundimin e kësaj marrëveshjeje në vitin 1987, duke ndaluar raketat e mëtejshme  me rreze të mesme veprimi për ulje në terren. Përveç kësaj, kemi reduktuar armët bërthamore në Evropë me 90 për qind. Pra, nuk duam të riarmatosim veten. Ne nuk duam të minojmë marrëveshjet e rëndësishme të kontrollit të armëve, siç është marrëveshja për raketat me rreze te mesme. Prandaj, i bëjmë thirrje Rusisë që të pajtohet plotësisht me këtë marrëveshje shumë të rëndësishme”, tha për Deutsche Ëelle, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re