Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideroi të pamendueshme lejimin e koronavirusit të ri të qarkullojë lirshëm për të arritur imunitetin kolektiv.

“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji reagimi ndaj një epidemie, aq më pak ndaj një pandemie. Kjo është problematike shkencërisht dhe etikisht,” tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi.

“Ky nuk është një opsion,” këmbënguli ai.

“Shumica dërrmuese e njerëzve në shumicën e vendeve janë të ndjeshëm ndaj virusit. Kërkimet serologjike tregojnë se më pak se 10 përqind e popullsisë është e infektuar në shumicën e vendeve,” shpjegoi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai gjithashtu shtoi se nuk dihet sa duhet për imunitetin e atyre që janë infektuar me koronavirus dhe theksoi se disa janë infektuar përsëri.

“Shumica e njerëzve të infektuar me virus zhvillojnë imunitet gjatë javëve të para, por ne nuk e dimë nëse është një imunitet i përhershëm dhe i fortë, ose nëse është i ndryshëm nga personi në person,” shtoi ai.

Ai theksoi se koncepti i imunitetit të tufave ishte përdorur në fushatat e vaksinimit dhe kujtoi rastin e lisë ku duhej vaksinuar nga 95 përqind e popullsisë në mënyrë që 5 përqind e mbetur të mbroheshin, ndërsa për poliomelitin ajo normë është 80 përqind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re