Skip to content

Kreu i OBSH-së, thirrje në Mynih: në luftë me koronavirusin

koronavirus ilustracija EPA e1581836372319

Presidenti i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve që të përgatiten për të luftuar koronavirusin e rrezikshëm (Covid-19) që është shfaqur në Kinë dhe më vonë përhapur në vendet e tjera.

Duke iu drejtuar Konferencës së 56-të të Sigurisë në Mynih (MSC 2020), Ghebreyesus theksoi se ai ishte gjithashtu i shqetësuar për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

Ai theksoi se OBSH kishte formuar një ekip ndërkombëtar që bashkëpunonte ngushtë me homologët kinezë për të kuptuar më mirë epideminë e virusit.

“E pamundur të parashikohet se në cilin drejtim do të shkojë kjo epidemi,” tha Ghebreyesus, duke u kërkuar përfaqësuesve të vendeve që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate kërcënimit.

Koronavirusi u shfaq dhe u përhap me shpejtësi në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, me infeksione të konfirmuara në më shumë se 20 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka deklaruar një gjendje rreziku global dhe shumë kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Kinë.

Të dhënat më të fundit janë këto:

Vdekjet: 1,527

Të infektuar: 67,181

Të shëruar: 8.582