Vaksina dhe medikamentet për koronavirusin nuk mund t’i japin fund pandemisë. Kështu është shprehur drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas kreut të OBSH-së, shkencëtarët dhe studiuesit po punojnë me një shpejtësi të madhe për gjetur zgjidhje për koronavirusin, por pandemia mund të mundet vetëm me shpërndarjen e duhur të vaksinave dhe medikamenteve.

Duke folur nga Gjeneva, ai u shpreh: “Modelet tradicionale të tregut nuk do të bëjnë shpërndarje në shkallën e duhur për të mbuluar të gjithë globin.”

Kujtojmë këtu se ekipe të ndryshme nga e gjithë bota janë në “garë” për gjetjen e një vaksinë efektive dhe të sigurt kundër koronavirusit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re