Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë Guterres ka informuar presidentin Erdoğan lidhur me takimin që ka zhvilluar në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas takimit më 25 prill në Ankara me presidentin e Turqisë, Erdoğan, kreu i OKB-së Guterres u takua në Moskë me presidentin rus Putin ndërsa nesër pritet të takohet në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re