Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën thirrje aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë që të ndjekin dialogun për të ulur diplomatikisht tensionet e rritura.

Zëdhënësi i Guterres-it, Stephane Dujarric, tha se për kreun e OKB-së është “e rëndësishme të theksohet se veprimet dhe deklaratat që mund të rrisin tensionet duhet të shmangen dhe ai përsërit rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore në këtë kontekst”.

“Ai inkurajon Greqinë dhe Turqinë që të vazhdojnë me dialogun dypalësh si një mjet për të ulur tensionet në aspektet ligjore që ju ngrini, nga këndvështrimi i Sekretarit, ne nuk marrim një pozicion për të dhënë komente në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin e të drejtave sovrane dhe juridiksionin e shteteve anëtare mbi hapësirën e tyre detare”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, më herët gjatë ditës tha se përgjigja e Greqisë ndaj një letre të dërguar nga Turqia për mosmarrëveshjet në Detin Egje që Ankaraja u dërgoi OKB-së, NATO-s, Brukselit dhe udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së në fillim të këtij muaji ishte “e dobët” dhe nuk kishte “argumente ligjore”.

Çavushoglu theksoi në komentet për gazetarët se Ankaraja ka bërë përpjekje të përsëritura për të zgjidhur çështjet përmes diplomacisë.

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet e përsëritura provokuese dhe retorikën e Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke që janë çmilitarizuar sipas detyrimeve të traktatit, duke thënë se lëvizje të tilla pengojnë përpjekjet e saj me mirëbesim drejt paqen.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re