Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur në studion e Quo Vadis në lidhje me drejtimin e Partisë Demokratike.

 

Topi tha se Basha ka qenë gjithmonë nën ndikimin e Berishës përveç momenteve të fundit që ishte i detyruar ta largonte.

 

Për sa i përkt Berishës, Topi u shpreh se nuk premton asgjë të re. Ish-Presidenti theksoi që brenda Partisë Demokratike ka plot figura të mira por nuk duhet të ‘luajnë’ me rregullat e vjetra.

 

“Influenca e Berishës tek ai ka qenë gjithmonë  e pranishme. Lulzim Basha e pranojmë apo jo kështu është që ai ka qenë nën ndikimin e pushtetit të Berishës . Më pas u detyrua ta largojë.  I ka munguar guximi, u tregua i paaftë i pafuqishëm dhe pa karakter.“- u shpreh Topi.

 

“Ka figura brenda PD por jo me rregullat e vjetra. Nuk mund që rrregullat e asaj godine të krijojnë liri. Ajo ngrehinë përfaqëson tani një fallcitet dhe një emblemë të mungesës së kulturës qytetare dhe politike.Nuk Premton asgjë” tha Topi teksa iu referua Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re