Kreu i PD në Fier,  Agron Kapllanaj ka ironizuar Sali Berishën duke e cilësuar si “plakun e padëshiruar non grata”.

Sipas tij, Berisha merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë.

“Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara.

Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”, shprhet Kapllanaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re