Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha me anë të një video-je të postuar në rrjetet sociale, njofton se po udhëton drejt SHBA, për të prezantuar rezolutën për  Ukrainën në OKB.

Basha shprehet se do të ketë nderin të prezantojë Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europes.

“Jam i lumtur që mu dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjes edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara,” thotë Basha ndër të tjera.

Basha: 

Jam rruges për në New York ku do të marr pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.

Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europes.

Jam i lumtur që mu dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjes edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standartet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re