Udhëheqësi i republikanëve në Senatin amerikan, Mitch McConnell, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është i mirëpritur në Kongresin Amerikan, dhe theksoi se rusët nuk duhet të ndërhyjnë në të ardhmen në zgjedhjet amerikane.

“Do të ishte më mirë që rusët të ndalonin përzierjen në zgjedhjet tona. Të jetë hera e fundit që bëjnë dhe të mos e përsërisnin më”, tha McConnell.

McConnell tha se ishte i hapur ndaj ligjeve të reja që do të ushtronin presion mbi Moskën.

Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se Presidenti Trump beson se zgjedhjet e SHBA do të jenë përsëri në shënjestër nga Rusia dhe njoftoi se “kërcënimi vazhdon”.

AP vë në dukje se kjo deklaratë e Shtëpisë së Bardhë përçuar nga zëdhënësja Sarah Sanders, erdhi disa orë pasi Trump mohoi që Shtetet e Bashkuara të jenë ende në shënjestër nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve kohët e fundit, ardhur nga shërbimet sekrete.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Dan Coats paralajmëroi në fillim të këtij muaji se kërcënimi i sulmeve kibernetike në SHBA është në rritje dhe se “dritat e kuqejanë ndezur përsëri”, gati dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, citon Zëri i Amerikës .

“Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po sulmojnë kompjuterë në agjencitë federale, shtetërore ose qeveritare lokale, korporatat dhe akademinë në baza ditore”, tha shefi i inteligjencës amerikane.

Coats tha se nga të katër vendet, Rusia është faktori më agresiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re