Skip to content

Kreu i ri i Forumit Rinor në PD, zyrtarizohen 6 kandidatë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Janë miratuar gjashtë kandidatët e Forumit Rinor të PD-së.

 

Në një njoftim në rrjetet sociale thuhet se kandidatët për FRPD janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi. Sakaq, KQZ në FRPD ka shpallur hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator.

 

“Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.

Për njoftimet dhe përditësimet më të fundit na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Urime dhe suksese gjithë kandidatëve!” shkruhet në njoftimin e FRPD.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë