Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim se po ndërhyjnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

 

 

 

Berisha shprehet se kryeministri po zhvillon një ‘betejë’ me ambasadoren amerikane, për të zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme, Edvin Kondilin.

 

 

“Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.

Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë.

Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion.”– tha Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re