Mbrëmjen e kësaj të enjteje do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku në fokus të bisedimeve do të jetë miratimi i kandidaturave për kreun e ri të kësaj force politike.

 

Mblidhja pritet të nis në orën 20:00, ndërsa Kryesia do të diskutojë lidhur me atë që është dhe kryefjala e zhvillimeve të fundit brenda PD, lidershipi.

 

Deri më tani vetëm Lulzim Basha deh Gjergji Hani kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre për të udhëhequr PD. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturës është 20 qershori, teksa zgjedhjet pritet të mbahen me 29 korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re