Periudha e koronavirusit duket se ka ndikuar shumë edhe në sektorin bujqësisë.
Kreu i shoqatës së Agrobiznesit, Agim Rrapaj, është shprehur se kjo periudhë e vështirë korrespondoi me mbjellen në sera, dhe fermerët e kanë patur të vështirë të lëviznin.
Gjatë një interviste për “Report Tv”, ai u shpreh gjithashtu se “e gjithë barra bie mbi fermerët, të cilët në fillim kishim shumë vështirësi, qoftë edhe për transportin”.
Rrapaj shtoi se sektori i bujqësisë nuk ka përfituar nga asnjëra nga paketat e ndihmës.
“I gjithë ky zinxhir nuk pa përfituar asgjë nga paketat. As nga e para as nga e dyta. Një pjesë mund të përfitojnë nga bujtinat, por të tjerët s’janë trajtuar me këto paketa. Shoqata Agrobiznesit ka hartuar një paketë për ndihmë. Është momenti të mendojmë për situatat e vështira. Bëhet fjalë për ushqimin e popullit”, tha ai.
Pavarësisht mbylljes së kufirit, pasi gruri vjen nga Rusia, Rrapaj siguroi se nuk do të ketë mungesë të tij. Por sipas Rrapajt, pas rritjes së çmimit të grurit mund të rritet edhe çmimi i nënprodukteve, siç është buka.