Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”.
Blinken dekoron Dumanin
Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në një ceremoni të zhvilluar në Departamentin e Shtetit, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Në fjalën e tij, Blinken tha se ” Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.
Blinken dekoron Dumanin
Më tej Blinken tha “Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe t’i mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.