Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, i ka kërkuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shtojë numrin e prokurorëve. Kjo kërkesë e tij vjen pak ditë pas ngritjes së SPAK-ut.

Aktualisht në strukturën e SPAK-ut janë tetë prokurorë, ndërsa dy të tjerë pritet të emërohen në ditët në vijim. Para se të nisnin punën tyre në SPAK, tetë prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“BalkanWeb” mëson se këshilli gjithashtu po diskuton aktualisht mbi shkresën e ardhur në KLP nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, për transferimin të përkohshëm në SPAK të 2 prokuroreve, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re